Lewandowski: Epoka ime te Bayern ka mbaruar, shitja zgjidhja më e mirë

Robert Lewandowski ka folur edhe një herë tjetër për të ardhmen e tij te Bayern Munich. Sulmuesi thekson se mes tij dhe kampionëve të Gjermanisë ka marrë fund çdo gjë.

“Epoka ime te Bayern ka mbaruar. Nuk shoh asnjë mundësi për të vazhduar të luaj për këtë klub pas asaj që ka ndodhur muajt e fundit. Bayern është një klub serioz dhe besoj se nuk do të më mbajnë se mundën.

Nuk dua të luaj më aty. Një transferim është zgjidhja më e mirë për të gjithë. Shpresoj të më pengojnë”, u shpreh sulmuesi polak në konferencën me kombëtaren polake. / oversport.tv

Foto: FC Bayern Munchen, Facebook