Lewandowski fiton “Këpucën e Artë”: Viti tjetër do të jetë më i mirë

Sulmuesi polak i Barcelonës, Robert Lewandowski ka fituar çmimin “Këpuca e Artë” për sezonin 2021-2022, çmim ky që jepet për golashënuesin më të mirë në Evropë. 34-vjeçari në fjalën e tij për çmimin e fituar nuk harroi të falënderonte shokët e ekipit, si dhe tregoi se synon ta fitojë sërish për vitin tjetër.

“Jam i lumtur, falenderoj ish-shokët e mi dhe Bayern Munich. Dy muajt e parë në Barcelonë ishin të komplikuara, por unë qëndrova i fokusuar. Tani jam shumë i lumtur dhe i motivuar për këtë sfidë të re.

Jemi gati, jam i sigurt se viti i ardhshëm do të jetë edhe më i mirë. Barcelona është më shumë se një klub. Këtu ata duan vetëm një gjë, te fitojnë tituj”- është shprehur sulmuesi polak.

Kjo është hera e dytë që sulmuesi  katalanasve merr këtë çmim. /oversport.tv

Foto: FC Barcelona, Facebook