Lewandowski fut emrin në histori, asnjë polak me këto shifra në Champions

Robert Lewandowski është përzgjedhur titullar për ndeshjen që Bayern Munich e luan prej orës 21:00 kundër Benfica në Champions League.

Sulmuesi është futur në histori, pasi është i pari polak që arrin të numërojë 100 ndeshje në kompeticionin më të rëndësishëm për klubet në Europë.

Lewandowski ka provuar ta fitojë këtë trofe në vitin 2020, kur Bayern Munich mposhti në finale francezët e PSG me një gol të Kingsley Koman. / oversport.tv