Lewandowski i shpëton skualifikimit, në fushë në derbin ndaj Espanyolit

Robert Lewandowski mund të luajë në sfidën mes Barcelonës dhe Espanyolit, që është programuar të zhvillohet nesër në orën 14:00.

Sulmuesi polak ishte pezulluar për tre ndeshje nga Gjykata Administrative e Sportit pas kartonit të kuq që mori në sfidën e fundit ndaj Osasunës në kampionatin spanjoll.

Por sot Gjykata e Madridit ka vendosur që të pezullojë paraprakisht sanksionin e vendosur më parë nga Gjykata Administrative e Sportit dhe ky vendim e lejon bomberin që të jetë në fushë në derbin ndaj Espanyolit.

Ky vendim ka çmendur kushërinjtë e Barcelonës që theksojnë në një komunikatë se kjo është një padrejtësi. / Oversport.tv