Lewandowski mposht më në fund Messin, shpallet “Lojtari më i mirë i FIFA-s”

Robert Lewandowski është shpallur futbollisti më i mirë i vitit të kaluar, pasi ka fituar çmimin prestigjioz “Fifa The Best 2022”.

Në ceremoninë e zhvilluar në Zyrih, sulmuesi ka marrë këtë çmim, duke mposhtur konkurrencën e Leo Messit dhe Mohamed Salah.

Pas zhgënjimit që pësoi në ceremoninë e Topit të Artë, bomberi i Bayernit të Mynihut ngushëllohet me këtë çmim prestigjioz të dhënë nga FIFA, të cilin e fiton për të dytin edicion radhazi.

Lewandowski ka thyer shumë rekorde në Bundesligë, madje ka arritur që të shënojë 300 gola në kampionatin gjerman. /Oversport.tv