Lewandowski pranë transferimit te Barça, palët kanë arritur marrëveshjen

Është i ditur tashmë interesimi i Barcelonës për sulmuesin polak të Bayern Munich, Robert Lewandowski.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja spanjolle “Sport”, Barcelona dhe Lewandowski kanë arritur një marrëveshje në parim për sa i përket zgjatjes së kontratës dhe pagës së lojtarit.

Kontrata e bomberit polak me Bayern Munich skadon në vitin 2023 dhe Barcelona është e gatshme që ti ofrojë klubit gjerman rreth 50-60 milionë euro për të lënë të lirë sulmuesin. / Oversport.tv

Foto: FC Bayern München Twitter