Lewandowski: Topi i Artë? E fitoj me Barcelonën

Robert Lewandowski i rikthehet edhe njëherë transferimit të tij tek Barcelona dhe ndër të tjera flet edhe për trofeun e Topit të Artë për të cilin ka ende pritshmëri veçanërisht pas largimit nga Bayern.

Ne një intervistë për ESPN sulmuesi fillimisht tregon bilancin e paraqitjeve te para me fanellën blaugrana: “Është ende fillimi, por po përjetoj një eksperience të jashtëzakonshme, nuk i prisja tifozët që të brohorisnin emrin tim në “Camp Nou” që në ndeshjen e parë.

Kalimi tek Barcelona më ka bërë të ndërgjegjshëm se kam ende shumë për të dhënë, më kanë blerë për të shënuar gola dhe për të qenë deçiziv dhe unë kam besim se do të jem i rëndësishëm për projektin e nisur.”

I pyetur për ambiciet e tij ne lidhje me topin e arte 33-vjeçari theksoi: “Di që te Barcelona shumë yje që kanë spikatur kanë fituar edhe topin e artë, mendoj se duke qenë pjesë e këtij klubi ke me tepër shanse për ta fituar atë trofe, në krahasim me Bajernin e Mynihut.”

Sulmuesi i katalanasve e ka nisur mjaft mirë aventurën e re në La Liga, në total me skuadrën e Xavit ka shënuar 8 gola në 6 ndeshje të luajtura, gjithashtu ka kontribuar edhe me dy asist. / Oversport.tv

Foto: FC Barcelona, Twitter