Liga 1: Spektakël pa fitues në Metz- Bordeaux, “ringjallet” St. Etienne

Pas fitores së parë sezonale të marrë në kampionat ndeshjen e kaluar, St. Etienne merr një tjetër sukses në Ligën 1, kësaj radhe në transfertë përballë Troyes. Ka mjaftuar një gol i Trauco pas një ore lojë, për ti dhënë skuadrës së teknikut Claude Puel suksesin e dytë radhazi në kampionat.

Pas një starti shumë të vështirë, St. Etienne ka filluar të japë shenja jete dhe nëse vazhdohet me këto ritme mbijetesa nuk do të jetë problem.

Janë shënuar plot 6 gola në sfidën Metz- Bordeaux, por asnjëra nga skuadrat nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë. Vendasit mbeten në vendin e fundit në klasifikim, por edhe miqtë notojnë në ujëra të turbullta këtë sezon.

Bresti merr fitoren e tretë radhazi në kampionat dhe konfirmon momentin e mirë që po kalon, pasi ka mundur bindshëm në shtëpi 4-0 Lensin e vendit të tretë.  Angers ngjitet në vendin e 6-të në renditje, falë fitores minimale 1-0 përballë Lorientit.

Një gol i Bellegarde në minutën e 97-të të takimit eviton humbjen e Strasbourgut në sfidën shtëpiake përballë Reimsit.

 

Francë -Liga 1 / Java e 14-të

Troyes- Saint Etienne 0-1

Trauco 61’

Strasbourg- Reims 1-1

Bellegarde 90+7’ /Ekitike 22’

Metz- Bordeaux 3-3

De Preville 45’, Nguette 52’, 71’/ Elis 17’, Oudin 39’, 67’

Angers- Lorient 1-0

Mangani 68’

Brest-Lens 4-0

Mounie 3’, Chardonnet 13’, Faivre 33’, Le Douaron 69’