Liga e Arabisë Saudite nis të ëndërrojë, Al Hilal ofertë Leo Messit

Al Hilal po mendon të forcojë ligën e Arabisë Saudite për sa i përket merkatos. Në orët e fundit janë shtuar zërat për një transferim të mundshëm të Lionel Messit në Arabi.

Lajmi i bujshëm është bërë i ditur nga “Mundo Deportivo”. Sipas raportimeve të fundit, Al Hilal janë të gatshëm t’i bëjnë një ofertë të çmendur prej 300 milionë euro në sezon “7 herë Topit të Artë”.

Qëllimi i klubit saudit është të krijojë rivalitetin historik mes dy fenomenëve për të tërhequr interesin e gjithë fansave të futbollit. Topi tani i përket Messit nëse do të zgjidhte të luante sërish në të njëjtën ligë me Ronaldon. /oversport.tv