Liga i përgjigjet Sarrit: Ke harruar rregulloren? Edhe në Angli kështu veprohej

Fjalët e Maurizio Sarrit për ndeshjen e radhës së Lazios së tij në Bologna të dielën në orën 12.30, dy ditë e gjysmë pas ndeshjes kundër Lokomotivës së Moskës në Europa League nuk kanë kaluar pa u dëgjuar.

Kritikat për diçka, që sipas trajnerit të bardheklatërve “është një absurditet, jashtë çdo logjike”, ka sjellë reagimin e menjëhershëm të Ligës së futbollit Serie A, që përmes një deklarate zyrtare ka thënë se

“është çuditur me deklaratat e trajnerit Maurizio Sarri. E çuditshme që një trajner fitues në Itali dhe Europë nuk mban mend Regulloren e kompeticioneve ndërkombëtare, që kërkon të paktën 48 orë pushim mes dy ndeshjeve, distancë që është respektuar në rastin konkret.

Vetë Sarri e ka përjetuar edhe herë të tjera këtë eksperiencë kur trajnonte në Angli, ku pasi ka luajtur me Chelsea në Europa League të enjten, ka luajtur të dielën në kampionatin anglez.

Ky lloj programimi ndodh në çdo kampionat, ka ndodhur edhe më parë në Itali dhe do të ndodhë sërsih me skuadra të tjera të Serie A gjatë muajit të ardhshëm”, shkruhej në deklaraten e Ligës. / Oversport.tv