Për momentin Liga Serie A nuk ka bërë një njoftim zyrtar në lidhje me ndeshjen Udinese-Salernitana.
Takimi mbetet për tu zhvilluar sot në orën 18:30 dhe mund të ndodhë si vitin e kaluar në sfidën Juventus-Napoli.
Nëse nuk ka një njoftim, Udinese do të zbresë në fushë dhe do të presë për 45 minuta ardhjen e skuadrës mike, para se të zyrtarizohet mos-zhvillimi i ndeshjes dhe më pas do të jetë komisioni i disiplinës që do ti japë fitoren në tavolinë.
Sipas ANSA, Udinese do të paraqitet në fushë sot në orën 18:30 në “Dacia Arena”. Ndonëse nuk ka një njoftim zyrtar, burimet pranë skuadrës konfirmojnë se Udinese do të paraqitet në stadium.
Është akoma e paqartë situata në lidhje me këtë sfidë dhe në orët në vazhdim do të kuptohet se çfarë do të ndodhë. / Oversport.tv