Liga Unike: 38 pikët e Davis nuk mjaftojnë, Teuta thyen Kamza Basket

Teuta e Durrësit ia ka dalë të fitojë kundër Kamza Basket, me rezultatin 102:111 (27:30, 28:20, 21:34, 26:27), në xhiron e katërt të Ligës Unike.

Fillimi i ndeshjes ishte interesant dhe më pas durrsakët krijuan epërsi 9:15 dhe ishin në epërsi të lehtë në çerekun e parë që përfundoi 27:30.

Vendasit ishin më të mirë në periudhën e dytë, ku gjatë gjithë kohës ishin në epërsi, ndërsa më e larta ishte 11 pikë, 55:44. Gjashtë pikë radhazi nga Teuta bënë që pjesa e parë të përfundonte 55:50.

Pjesën e dytë, përkatësisht periodën e tretë, më mirë e nisën mysafirët, që shkrinë epërsinë e Kamzës dhe e kthyen atë në të mirë të tyre, 74:83, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 76:84.

Pavarësisht tentativave nga vendasit, Teuta ruajti epërsinë dhe triumfoi me rezultat 102:111.

Te Kamza Basket u dalluan Gerald Davis me 37 pikë e dhjetë kërcime dhe Abrian Edwards me 24 pikë, kurse te Teuta u dalluan Tamas Bruce me 33 pikë e 14 kërcime dhe Frenki Lilaj me 19 pikë e nëntë kërcime.

Kamza Basket ka dy fitore dhe dy humbje, ndërsa Teuta e Durrësit ka tri fitore dhe një humbje. / Liga Unike