Liga Unike e femrave: Penza fiton derbin me Prishtinën, shkëlqen Whitsitt

Penza ka fituar derbin e xhiros së dytë në Ligën Unike të Femrave, duke mundur Prishtinën në kryeqytet me rezultatin 74:80 (30:15, 12:22, 17:14, 15:19).

Vendaset e filluan ndeshjen shumë mirë, me një seri prej 7:0 dhe vazhduan me lojë të mirë, madje në çerekun e parë arritën epërsi deri në 21 pikë, 27:6. Kjo pjesë përfundoi 30:15.

Mysafiret fillojnë të kundërpërgjigjen në periodën e dytë, duke ngushtuar epërsinë minutë pas minute dhe e afruan rezultatin në 38:35. Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 42:37.

Perioda e tretë ishte më e balancuara e ndeshjes, që u karakterizua me një epërsi të lehtë të prishtinasve, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 59:51.

10 minutat e fundit ishin shumë interesante, ku vajzat pejane barazuan rezultatin në 72:72, 2:25 minuta nga fundi. Ato ishin më të mira në momentet vendimtare dhe fituan me rezultat 74:80, që ishte fitorja e dytë në dy ndeshje në Ligën Unike, kurse prishtinaset kanë një fitore dhe një humbje.

Te Prishtina u dallua Sarah Mgbeike me 29 pikë e 14 kërcime, ndërsa te Penza u dallua Rael Whitsitt me 27 pikë e 23 kërcime. / Liga Unike