Liga Unike: Golden Eagle Ylli bie në Durrës, triumfon Teuta

Teuta e Durrësit ka triumfuar ndaj Golden Eagle Yllit me rezultatin 78:72 (15:21, 22:19, 19:13, 22:19), në xhiron e tretë të Ligës Unike.

Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë, deri tek rezultati 12:12, kur më pas mysafirët ishin në epërsi të lehtë, derisa e fituan çerekun e parë me rezultat 15:21.

Durrsakët nuk dorëzohen dhe me kalimin e minutave barazojnë rezultatin në 34:34. Ata kaluan edhe në epërsi 35:34, sidoqoftë, pjesa e parë përfundon me shifrat 37:40 për kampionët e Ligës Unike.

Vendasit e filluan furishëm pjesën e dytë, pra periodën e tretë, dhe arritën të krijojnë epërsi deri në 13 pikë, 55:42. Gjithsesi therandasit reaguan, duke afruar rezultatin, ndërsa shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 56:53.

Lojë shumë interesante u zhvillua në 10 minutat e fundit, megjithatë, vendasit në çastet e fundit ishin më të vëmendshëm për të triumfuar me rezultat 78:72.

Te Teuta e Durrësit u dalluan Frenki Lilaj me 15 pikë, kurse nga 14 shtuan Tyler Peterson dhe Kristi Gorea, kurse te Golden Eagle Ylli u dalluan Gëzim Morina me 19 pikë dhe Erjon Kastrati me 17. Tashmë të dy skuadrat kanë nga pesë pikë të grumbulluara. / Liga Unike

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Liga Unike (@ligaunike)