Liga Unike ka fitues të ri, Peja mposht Golden Eagle Ylli në finale

Peja ka mundur në finale Golden Eagle Yllin me rezultatin 72:87 (19:23, 15:26, 19:20, 19:18) është shpallur për herë të parë kampion i Ligës Unike.

Nga fillimi i ndeshjes të dy skuadrat e kërkuan fitoren dhe trofeun e çmuar, duke e bërë ndeshjen shumë interesante. Fillimi i kësaj sfide ishte i barabartë, kurse më pas pejanët kishin epërsi deri në shtatë pikë, 16-23.

Perioda e parë përfundoi 19:23. Diferenca më e madhe u krijua në periodën e dytë, kur pejanët të përkrahur nga tifozët vendas e çuan ndeshjen 34:49.

Në periodën e tretë, therandasit u munduan të bëjnë rikthimin e madh, ndërsa skuadra pejane ruajti epërsinë, që kohë pas kohe e ngriti, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 53:69.

Edhe në dhjetë minutat e fundit u zhvillua lojë e barabartë dhe kjo mjaftoi Peja të shpallej kampion i Ligës Unike. MVP është shpallur Dardan Berisha. / oversport.tv