Liga Unike për femra: Penza bie në shtëpi, Prishtina i jep leksion

Prishtina ka triumfuar kundër Penzës, që pësoi humbjen e parë, në transfertë me rezultatin 63:101 (13:35, 13:20, 21:24, 16:22), në xhiron e shtatë të Ligës Unike në konkurrencën e femrave.

Prishtinaset e nisën ndeshjen më mirë, duke e mbyllur periodën e parë me rezultatin 13:35. Vajzat bardhekaltër nuk u ndalën dhe e thelluan epërsinë edhe më shumë. Katër minuta nga fundi i pjesës së parë, arritën epërsi të dyfishtë 24:48.

Në pushim vajzat e Prishtinës shkuan me rezultatin e thellë, 26:55. Në Pejë nuk kishte rivalitet as në pjesën e dytë. Epërsia e vajzave prishtinase shkoi deri në 39 pikë, 38:77, kurse rezultati pas 30 minutash ishte 47:79.

Dhjetë minutat e fundit u zhvilluan vetëm për formalitet, pasi fituesi dihej. Prishtina nuk e rrezikoi për asnjë moment fitoren, duke triumfuar me rezultat 63:101.

Te Penza u dalluan Rael Ëhitsitt me 10 pikë e 12 kërcime, Narlyn Mosquera me 15 pikë e nëntë kërcime, kurse te Prishtina u dalluan Sarah Mgbeike me 24 pikë e 15 kërcime, Agnesa Rrahmani me 31 pikë e gjashtë kërcime, si dhe Arbnore Përquku me 18 pikë, shtatë kërcime e 12 asistime. / oversport.tv