Liga Unike: Teuta shumë e fortë për Vllazninë, triumfon thellë

Teuta e Durrësit triumfoi bindshëm ndaj Vllaznisë së Shkodrës me rezultatin 94:57 (25:12, 20:7, 27:20, 22:18), në kuadër të javës së shtatë të Ligës Unike.

Durrsakët morën një fitore të merituar. Ata e nisën më mirë sfidën, teksa që në periodën e parë krijuan epërsi 24:10. Ata vazhduan me lojë të mirë edhe në periodën e dytë, duke e shtuar epërsinë minutë pas minute, ndërsa në pushim shkuan me shifra 45:19.

Basketbollistët e Teutës nuk u ndalën as në pjesën e dytë, ku fituan periudhën e tretë 27:20 dhe atë të fundit 22:18, për të triumfuar në fund me rezultat bindës 94:57.

Te Teuta e Durrësit më i dalluari në parket ishte Tamas Bruce me 19 pikë, 10 kërcime dhe katër asistime, ndërsa te Vllaznia e Shkodrës më i dalluari ishte Robert Shestani me 19 pikë, tri kërcime dhe pesë asistime.

Teuta ka katër fitore dhe tri humbje, kurse Vllaznia një fitore dhe gjashtë humbje. / Liga Unike