Peja mposhti Vllazninë e Shkodrës me rezultatin 76:101 (25:30, 15:19, 11:25, 25:27), në xhiron e gjashtë të Ligës Unike.
Pejanët e nisën ndeshjen më mirë, me një epërsi prej 10:18, por shtatë pikë radhazi nga vendasit bënë që rezultati të afrohet në vetëm një pikë. Gjithsesi mysafirët e fituan çerekun e parë 25:30.
Perioda e dytë ishte interesante. Skuadra pejane sërish shkëputet në 31:38, megjithatë shkodranët nuk dorëzohen për të afruar rezultatin, por në fund të kësaj pjese, Peja ishte më e mirë, duke shkuar në pushim me shifrat 40:49.
Diferenca më e madhe u krijua në periodën e tretë, ku Peja ishte shumë më e mirë dhe arriti epërsi deri në 23 pikë, 47:70, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 51:74.
Në dhjetë minutat e fundit Peja menaxhoi epërsinë dhe kontrolloi lojën, duke shkuar drejt një fitore të sigurt, që ndodhi me rezultatin 76:101. Peja tani ka katër fitore dhe dy humbje, ndërsa Vllaznia një fitore dhe pesë humbje. / Liga Unike