Në fund fitoi ai. Novak Djokovic do të marrë pjesë në turneun Australian Open, falë një lejeje speciale të dhënë nga qeveria e Canberra.
Ka qenë vetë tenisti serb që ka dhënë lajmin gjatë nisjes për në Melburn, ndonëse nuk do të respektojë masat e vendosura si pasojë e covidit.
“Gëzuar vitin e ri të gjithë. Iu uroj shëndet, dashuri dhe lumturi. Kam kaluar momente fantastike me njerëzit e mi të dashur gjatë pushimeve dhe tashmë po nisem për në Australi, falë një lejeje speciale”, ka shkruar numri një në renditjen botërore në Instragram.
Kampioni në fuqi i turneut ka marrë një leje speciale nga autoritetet australiane, që duan certifikatë vaksinimi për tu futur në vend dhe nga organizatorët e turneut, që kërkojnë që tenistët të jenë të vaksinuar.
Djokovic ka refuzuar të tregojë nëse është i vaksinuar apo jo, por në këtë moment nuk ka më dyshime në lidhje me këtë temë. / Oversport.tv