Nice e Marseille “tronditen” në shtëpi, Rennes thyen Lyon me “poker”

Rezultate surprizë në Ligue 1, që i shkojnë për shtat skuadrës së PSG që numëron 10 pikë më shumë se Lens pas 13 javësh kampionat. Nice është befasuar ditën e sotme, pasi është befasuar në shtëpi nga Montpellier.

Vendasit dominuan, por një gol i Mollet në fundin e takimit e nxori Nice pa pikë dhe e lë në vendin e tretë me 23 pikë, një më pak se Lens që mban vendin e dytë. Marseille gjithashtu i ka shtangur të gjithë, pasi barazoi 0-0 me Metz që renditet në vendin e fundit në klasifikim.

Brest ka marrë tre pikë jetike në transfertë kundër Lorinet, kurse St Ettienne ka lënë vendin e fundit pas fitores me përmbysje me rezultatin 3-2 kundër Clermont. Dy golat në shtesë kompletuan kthimin e rezultatet.

Takime të tjera në mesditë që u mbyllën në barazim ishin Nantes-Strasbourg dhe Reims Monaco. Në mbrëmje u zhvillua një takim i rëndësishëm mes Rennes dhe Lyon, që përfundoi me rezultatin 4-1 dhe vendasit ngjiten në vendin e pestë me 22 pikë.

LIGUE 1 – JAVA 13
Marseille-Metz 0-0
Lorient-Brest 1-2
Nantes-Strasbourg 2-2
Reims-Monaco 0-0
St Etienne-Clermont 3-2
Nice-Montpellier 0-1
Rennes-Lyon 4-1

/ oversport.tv