Ligue 1: Triumfojnë Lille dhe Rennes, Monaco zhyt edhe më keq St Etienne

Kampionët e Lille kanë triumfuar në shtëpi ndaj Rennes, ndërkohë që kanë të njëjtën gjë kanë bërë edhe Monaco, Nantes dhe Rennes. Lille fitoi 2-1, teksa golat i shënuan David dhe Andre, që e ngjitën skuadrën e tyre në kuotën e 8 pikëve.

Një nisje jo e mirë për kampionët në fuqi, sikurse edhe për Monaco. Fati i tyre këtë ishte se përballë kishin St Etienne, që po kalon momente të vështira dhe në 7 javë ka grumbulluar vetëm tre pikë. Ky duel përfundoi 3-1.

Nantes afrohet me zonën euro, pasi mori tre pikë kundër Brest. Ish-skuadra e Lorik Canës triumfoi me rezultatin 3-1. Montpellier-Bordeaux pati 6 gola, por jo fitues. Lumë golash edhe te Rennes-Clermont, që përfundoi 6-0.

90 minuta në fushë për skuadrën udhëtuese ishte edhe sulmuesi shqiptar, Elbasan Rashani, që këtë herë nuk la dot gjurmë. Në 6 ndeshjet e para futbollisti i Kosovës kishte shënuar 4 gola.

LIGUE 1 – JAVA 7

Lille-Reims 2-1
Monaco-St Etienne 3-1
Montpellier-Bordeaux 3-3
Nantes-Brest 3-1
Rennes-Clermont 6-0

/ oversport.tv