Lila: Jam i kënaqur me djemtë e akademisë, së shpëjti do të kemi turne dhe në Tiranë

Andi Lila foli në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Ti Bo Gol” nga Greqia, aty ku është pjesë me akademinë e tij Triumf.

“Në akademinë tonë të Triumfit kemi bërë shpesh turne jashtë Shqipërisë. Verën e kaluar kemi pasur një turne në Itali ku u përballëm me Fiorentinën dhe Romën. Jm i kënaqur me ecurinë e djemve dhe mendoj se këtu do të dalin yjet e ardhshëm të kombëtares shqiptare.

Për akademinë dhe të ardhmen e lojtarëve nuk e vë asnjëherë veten time përpara. Përveç ndeshjeve që zhvilluam me Janinën e moshave, shkuam pamë një ndeshje të Superligës greke. Ne do të kemi vazhdimësi me turne dhe së shpejti do të organizojmë një të tillë në Tiranë.

Realisht do doja të bëja një falenderim për FSHF që na mundësoi fanella për djemtë tanë. Jemi në një rrugë të mbarë, e ardhmja janë këta futbollistë. Në fund të fundit, futbolli dhe sporti është një mënyrë jetese. Këshilla që unë i jap djemve është disiplina e para dhe pastaj është puna.” – tha Andi Lila. /oversport.tv