Në familjen Thuram, tashmë mund të themi se është vërtetë një verë e nxehtë. Pasi Marcus Thuram u bë pjesë e Interit si një transferim i ri, vëllai i tij po ashtu mund të ndryshojë skuadrën.
Flitet prej kohësh se Khéphren Thuram është një opsion i mundshëm që mund të veshë fanellën e Liverpool për sezonin e ardhshëm. Megjithatë, “The reds” nuk janë të vetmit në garë për shërbimet e mesfushorit 21-vjeçar.
Siç raporton “France Foot”, për të birin e Lilian Thuram tashmë është futur në garë dhe Bayern Munchen. Talenti i Nice është një nga objektivat e verës për trajnerin e bavarezëe, Thomas Tuchel.
Vlera e Khéphren Thuram në tregun e transferimeve është 40 milionë euro. 21-vjeçari u transferua tek Nice para katër vitesh si një lojtar i lirë nga Monaco. /oversport.tv
Foto: OGC Nice, Facebook