Lille “marketi” i Serie A, Napoli i bën ofertë mbrojtësit të majtë

Napoli është në kërkim të alternativave për krahun e majtë të mbrojtjes dhe po tenton një okazion nga Franca, pasi Reinildo Mandava nuk dëshiron të rinovojë me Lille.

Kontrata 27-vjeçarit i përfundon më 30 qershor dhe Napoli kërkon ta afrojë në skuadër futbollistin nga Mozambiku, që ishte titullar i rëndësishëm i kampionëve të Francës vjet

Napoli i ka nisur bisedimet me Reinildo dhe e ka bërë edhe një ofertë konkrete. Italianët i kanë vënë në tavolinë një kontratë katër vjeçare mbrojtësit të majtë, i cili do të përfitojë prej saj 1.5 milion euro në sezon. / oversport.tv