Lille sfidohet nga Lyon, do një sulmues shqiptar në vend të Jonathan Ikone

Edon Zhegrova mund të transferohet nga Basel në Ligue 1, pasi sulmuesin anësor të Kosovës po e ndjekin dy klube.

“Footmercato” raporton se Lille ka nisur interesimin për Zhegrovën, për të zëvendësuar Jonathan Ikone që u shit te Fiorentina.

Sulmuesi anësor ka luajtur 8 ndeshje me Baselin dhe ka shënuar dy gola këtë sezon. Zviceranët janë të interesuar ta shesin Zhegrovën, pasi ka kontratë deri më 30 qershor 2023.

Lille nuk është e vetme në garë, pasi i njëjti burim shkruan edhe Lyon po e ndjek dhe po shfrytëzon faktin që Zhegrova përfaqësohet nga vëllai i lojtarit të tyre, Xherdan Shaqirit. / oversport.tv