Limiti i pagave është kaluar, Barcelona rrezikon të humbasë talentin

Barcelona gjendet në një situatë të komplikuar për sa i përket lojtarëve të rinj në ekip. Blaugranat mund të humbasin në fund të këtij sezoni, talentin spanjoll Gavi.

Pak ditë më parë, presidenti i LaLiga, Javier Tebas, është shprehur se 18-vjeçari nuk mund të regjistrohet në skuadrën e Barcelonës. Kjo për shkak se katalanasit kanë kaluar limitin e pagave të lojtarëve e cila është 200 milionë euro.

Si pasojë e kësaj situate, Gavi mund të largohet nga Barcelona që në merkaton e verës me parametra 0. Klubet e interesuara për 18-vjeçarin janë Liverpool dhe Manchester United. /oversport.tv

Foto: FC Barcelona, Facebook