Manchester United dhe Brighton marshojnë, pasi kanë fituar duelet e radhës në Premier League me rezultatin 2-1. “Djajtë e kuq” ia arrijnë me fat dhe pa shkëlqyer, pasi “Çekiçët” ishin të parët që gjetën rrugën e rrjetës.
Fantazisti ndëshkoi portierin De Gea pas 30 minutash lojë, por festa zgjati pak. Cristiano Ronaldo shënoi golin e katërt në tre ndeshje me “Djajtë e kuq”, duke vendosur baraspeshën. 1-1 pjesa e parë, ndërsa goli i epërsisë për United do të vinte një minutë para fundit të kohës së rregullt.
Lingard, i cili shkëlqeu në pjesën e dytë të sezonit më West Ham, shënoi për llogari të United një gol fantastik dhe nuk festoi. Londinezët kishin mundësi të barazonin në minutën e katërt shtesë, pasi fituan një penallti.
Në fushë u hodh Mark Noble, i cili ekzekutoi penalltinë që u prit nga portieri De Gea. United më pas kishte mundësinë të festonte fitoren dhe vendin e parë që e ndan me Liverpool me pikë të barabarta (13).
Brighton është ekipi tjetër që e ka nisur kampionatin në mënyrë fantastike, pasi me fitoren e sotme kundër Leicester ka shkuar në kuotën e 12 pikëve dhe renditet në vendin e tretë. Maupay dhe Welbeck shënuan dy herë në portën e “Dhelprave”, ndërs Vardy u kundërpërgjigj.
Sulmuesi anglez shkoi në kuotën e 150 golave me fanellën e Leicester në të gjitha kompeticionet. Në fund Ndidi realizoi një tjetër gol, por VAR e anuloi atë dhe skuadra e tij doli e mposhtur nga fusha e blertë.
PREMIER LEAGUE – JAVA 5
Brighton-Leicester 2-1
Shënues: Maupay (pen.) 35’, Welbeck 50’ / Vardy 61’
West Ham-Manchester United 1-2
Shënues: Benrahma 30’/ Ronaldo 35’, Lingard 89’
/ oversport.tv