Lippi mbron Jorginhon: Pavarësisht penalltisë, ai meriton “Topin e Artë”

Pas rezultatit zhgënjyes që Italia pati kundër Zvicrës ditën e djeshme, ka komentuar edhe trajneri legjendar Marcello Lippi. Ai dha një intervistë për Tuttomercatoweb, ku foli edhe mbi gjuajtësin e penalltive tek Italia që është kthyer në një problem, si dhe për Serie A.

BESIM PËR BOTËROR- “Po, sigurisht që kam besim. Është e qartë se nëse fitonim do të ishte më mirë dhe çdo gjë do të ishte zgjidhur. Megjithatë, rezultatet e dobishme për ta zgjidhur janë aty dhe janë në forcën e kësaj skuadre. Ky është një grup i qetë dhe inteligjent, duke përfshirë edhe trajnerin. Ata e dinë shumë mirë që rezultati përfundimtar do të merret gjithsesi”.

PENALLTIA E JORGINHO- “Kam vendosur tre herë në karrierën time, në situata të një rëndësie të madhe, se kush duhet të ekzekutojë penalltinë. Dy herë shkoi mirë, herën tjetër shkoi keq”.

TITULLI Në SERIE A- “Është një luftë me tre drejtime, sigurisht. Interi do të hyjë gjithashtu në garë. Milani dhe Napoli duhet të kenë parasysh Interin”.

“TOPI I ARTË”- “Pavarësisht gabimit nga penalltia e djeshme, unë do t’ia jepja Jorginhos. Ai ka fituar gjithçka dhe kur dikush fiton gjithçka është e drejtë që ai ta fitojë. Ka kampionë të mëdhenj që kanë fituar pak ose aspak, pastaj kampionë që kanë fituar gjithçka. dhe ai duhet të shpërblehet”. /oversport.tv