Lippi skanon Serie A: Një skuadër është më lart se të tjerat

Marcello Lippi, ish-trajneri i kombëtares italiane të futbollit, që kujtohet nga të gjithë si heroi i Botërorit të vitit 2006 ka folur për kampionatin e Serie A:

“Fotografia e kampionatit? Është një skuadër që mendoj se është më lart se të tjerat në cilësi, organizim të lojës dhe mentalitet: dhe ajo është Interi.

Milani më pëlqen si luan, por Interi më duket më i fortë, shumë i organizuar dhe i qetë. Simone Inzaghi është treguar shumë i zoti”.

Të mërkurën zikaltërit do të luajnë kundër Juventusit në Superkupën e Italisë: “Është një tjetër kompeticion, me një ndeshje teke dhe mund të ndoshë gjithçka. Nuk është e thënë që të jetë Interi favorit”, ka shtuar Lippi. / Oversport.tv