Lista anti-Itali: Risi te “La Roja”, Luis Enrique ftesë Gavit të Barcelonës

Spanja do të luajë përballë kampionëve të Europës dhe Luis Enrique ka menduar të vijë me një risi në shpalljen e listës që do të ketë në dispozicion për këtë sfidë.

Më 6 tetor, Italia e Spanja do të luajnë mes tyre ndeshjen e vlefshme për “Final Four”, në Nations League, ndërsa sfida tjetër gjysmëfinale është ajo mes Belgjikës dhe Francës, më 10 tetor.

Sot, në mesditë, një video interesante ka qenë mënyra se si trajneri i Spanjës ka bërë me dije listën me 23 futbollistë.

Krahas mënyrës së veçantë të njoftimit, risi ishte edhe përfshirja në listë e mesfushorit të Barcelonës, Gavi Paez. Ky i fundit, vjen në këtë grumbullim me pesë ndeshje të zhvilluara me ekipin e parë.

LISTA E SPANJËS PËR NDESHJEN ME ITALINË

Portierë: Unai Simon, Robert Sanchez, David De Gea

Mbrojtës: Cesar Azpilicueta, Pedro Porro, Eric Garcia, Aymeric Laporte, Inigo Martinez, Pau Torres, Sergio Reguilon, Marcos Alonso.

Mesfushorë: Sergio Busquets, Rodri Hernandez, Pedri Gonzalez, Mikel Merino, Koke Resurreccion, Gavi Paez.

Sulmues: Ferran Torres, Pablo Sarabia, Mikel Oyarzabal, Pablo Fornals, Marcos Llorente, Yeremi Pino

/ oversport.tv