Lista anti-Shqipëri, Tomori dhe 3 “Djaj të kuq” lihen jashtë nga Southgate

Anglia luan dy ndeshjet e fundit kualifikueset të “Katar 2022” kundër Shqipërisë dhe San Marinos më 12 dhe 15 nëntor, ndërkohë që trajneri Gareth Southgate ka shpallur listën e lojtarëve që do të ketë në dispozicion për këto dy duele.

Ai ka rikthyer në ekip talentin e Borussia Dortmund, Jude Bellingham, si dhe ka lënë jashtë tre lojtarë të Manchester United. Jadon Sancho është njëri prej tyre dhe pasohet nga Mason Greenwood dhe Jesse Lingard. Ajo që bie në sy është edhe mungesa e Fikayo Tomori, i ftuar në ndeshjet e tetorit.

LISTA E ANGLISË PËR NDESHJET NDAJ SHQIPËRISË DHE SAN MARINOS

PORTIERË: Sam Johnstone (West Bromëich Albion), Jordan Pickford (Everton), Aaron Ramsdale (Arsenal)

MBROJTËS: Trent Alexander-Arnold (Liverpool), Ben Chilwell (Chelsea), Conor Coady (Wolverhampton Wanderers), Reece James (Chelsea), Harry Maguire (Manchester United), Tyrone Mings (Aston Villa), Luke Shaw (Manchester United), John Stones (Manchester City), Kyle Walker (Manchester City)

MESFUSHORË: Jude Bellingham (Borussia Dortmund), Jordan Henderson (Liverpool), Mason Mount (Chelsea), Kalvin Phillips (Leeds United), Declan Rice (West Ham United), James Ward-Proëse (Southampton)

SULMUES: Tammy Abraham (AS Roma), Jack Grealish (Manchester City), Phil Foden (Manchester City), Harry Kane (Tottenham Hotspur), Marcus Rashford (Manchester United), Bukayo Saka (Arsenal), Raheem Sterling (Manchester City).

/ oversport.tv