Lista e Kosovës U21, tre lojtarë të Superiores kundër Shqipërisë së Bushit

Kosova U21 dhe Shqipëria U21 përballen mes tyre më 16 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri”, prej orës 19:00. Trajneri Michael Nees ka përzgjedhur lojtarët që do të ketë në dispozicion për këtë ndeshje.

Më listën e publikuar një ditë më parë bien në sy emrat e tre lojtarëve që luajnë në Abissnet Superiore, dy prej tyre pjesë e skuadrës së Skënderbeut.

Bëhet fjalë për mbrojtësit Leard Sadriu dhe Melos Bajrami. Spikat edhe Altin Bytyçi, i cili më parë ka qenë pjesë e Kosovës U19 dhe më pas tentoi të kalonte me Shqipërinë U21.

Qendërmbrojtësi i Kukësit kishte bërë të gjitha procedurat për pasaportën, por sa duket do të mbetet pjesë e Dardanëve që e kanë rikthyer në përfaqësuese. / oversport.tv