Lista e Shqipërisë U19, Armando Cungu merr lojtarë edhe nga Interi e Napoli

Shqipëria U19 bëhet gati për ndeshjet kualifikuese të EURO 2022 për 19-vjeccarët. Trajneri Armando Cungu ka përzgjedhur lojtarët që do të ketë në dispozicion për duelet e grupit F, ku kuqezinjtë konkurrojnë me Francën, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në liste bien në sy lojtarë nga kampionati ynë, 8 lojtarë, kurse një pjesë e tyre vijnë nga klube të rëndësishme në Itali, si Inter, Napoli, Sassuolo e Fiorentina.

Të dielën kuqezinjtë do të grumbullohen në Durrës, ndërsa sa i takon ndeshjeve, Shqipëria luan më 10 nëntor ndaj Francës në stadiumin “Egnatia”, kurse më 13 dhe 16 nëntor përballet me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut në “Elbasan Arena”.

/oversport.tv