Lista e të përjashtuarve, Mourinho shkakton 35 milion euro dëm në bilancin e Romës

Mourinho ka vendosur të spastrojë pesë lojtarë nga ekipi i Romës pas turpërimit që pësuan në Conference League ndaj Bodo/Glimt. Sipas asaj që raporton Tuttomercatoweb, një spastrim i tillë do ti kushtojë rreth 35 milion euro buxhetit të klubit.

Në pesë emrat që janë piketuar nga Mourinho janë Amadou Diawara, Borja Mayoral, Gonzalo Villar, Brian Reynolds dhe mbrojtësi i kombëtares shqiptare Marash Kumbulla.

Do të jetë pikërisht ky i fundit që do t’i kushtojë më shumë buxhetit të Romës. Në arkat e klubit, aktualisht Kumbulla peshon plot 18,65 milion euro, duke qenë edhe lojtari më i shtrenjtë në listë. Amadou Diawara do t’i kushtojë buxhetit të Romës 10.5 milion euro gjithashtu. Rastet më të mira për drejtuesit e Romës janë Borja Mayoral dhe Gonzalo Villar që së bashku mund të kushtojnë pak më shumë se 1 milion euro. Ndërkohë,  amerikani Reynolds do të kushtojë në bilancin e klubit 4.2 milion euro. /oversport.tv