Live Erzeni-Vllaznia/ Mbyllet takimi, Erzeni del me pikë të plota falë golit të Alan

96’ Përfundon takimi me fitoren e Erzenit me rezultatin minimal 1-0 falë supergolit të Alan nga një goditje dënimi. Erzeni merr tre pikët e para në “Abissnet Superiore”

94′ Erzeni përfiton nga hapësirat e lëna pas nga Vllaznia me Mehmetin që depërton mirë në zonë, por goditja e tij edhe pse shumë pranë portës shkon jashtë

90′ gjashtë minuta shtesë dhe shpresë për Vllazninë

89’ Mehmeti ka mundësinë të vulosë fitoren e Erzenit, por goditja e tij shkon mbi traun e portës

83’ Provon edhe Hoxhaj me kokë, por goditja e tij është shumë e lehtë dhe pritet pa problem nga Xhika

77’ Rasti i artë për Vllazninë. Çoba kalon portierin, por topi i gjuajtur prej tij largohet në vijën fatale nga një mbrojtës

74’ Vllaznia shton presionin dhe hidhet në sulm në kërkim të golit të barazimit, ndërsa Erzeni zbret rrezikshëm në kundërsulm

67’ Vllaznia i afrohet golit të barazimit, por gjuajtja e sulmuesit mik grushtohet në korne nga portieri vendas

65’ Kundërsulm i Erzenit, që i afrohet golit me Kadriun, por gjuajtja e tij pritet nga portieri shkodran

62’ Minuta të mira për miqtë, Vllaznia dominon në fushën e blertë, por nuk arrin që të rrezikojë portën e Erzenit

55’ Shkodranët mundohen të reagojnë dhe provojnë me Kainën, por gjuajtja e tij përfundon jashtë

48’ Hoxhaj provon të shënojë një supergol akrobatik, por goditja e tij shkon larg kuadratit të mbrojtur nga Xhika

46’ Starton pjesa e dytë, Josa largon Markun dhe në fushë hedh Vulaj

45+3′ Përfundon pjesa e parë

45+1′  Sërish rrezikshëm Erzeni. Avdiu kërkon të gjejë cepin e portës me një goditje nga limitet e zonës, por topi shkon ngjitur me shtyllën

45′ Gjyqtari i katërt i takimit akordon 3 minuta shtesë

44′ Erezni provon me goditje nga distanca, por topi nuk gjen në asnjë rast kuadratin e portës

37’ Pas një harkimi në zonë lojtari i Vllaznisë Shehi godet me kokë, por topi shkon lehtësisht në duart e Xhikës

35’ Vllaznia hidhet në sulm në kërkim të golit të baraspeshës. Ekipi i Josës provon të rrezikojë në të gjitha mënyrat por Erzeni i mbyllur në mbrojtje nuk lejon hapësira

30’ Vllaznia provon të ndryshojë shifrat e takimit. Jonuzi provon të surprizojë portierin kundërshtar, por gabon

27’ Vjen kartoni i parë i verdhë i ndeshjes. Sadiki ndërhyn në dëm të Hoxhajt dhe gjyqtari Cjapi detyrohet të nxjerrë nga xhepi kartonin e verdhë

22’ GOOOOL Erzeni kalon në avantazh me anë të një goli nga goditja e dënimit. Alan Rodriges lëshoi një predhë nga distanca duke mposhtur portierin Zogovic dhe duke prishur ekuilibrat e takimit

12’ Ekipet studiojnë lëvizjet e njëri-tjetrit dhe loja zhvillohet më së shumti në mesfushë

6′ Shkodranët mundohen të zotërojnë fushën dhe qarkullojnë topin, por pa u shfaqur rrezikshëm në portën e Erzenit.

4′ Vllaznia fiton terren, goditje kendi për shkodranët

Ka startuar ndeshja në Durrës midis Erzenit dhe Vllaznisë

FORMACIONET ZYRTARE:

ERZENI: Xhika, Iljazi, Krasniqi, Sadiki, Peposhi, Osmanllari, Mehmeti, Alan Rodriges, Kahrimanoviç, Avdiu, Kadriu. Trajner: Xhevahir Kapllani

VLLAZNIA: Zogoviç, Gurishta, Juriç, Shehi, Hakaj, Boshnjaku, Jonuzi, Marku, Latifi, Hoxhaj, Kaina. Trajner: Mirel Josa.

GJYQTARË: Kreshnik Cjapi, Ilir Tartarej, Orges Grabova.

VAR: Ardian Beqiraj, AVAR: Dojando Myftari