Live në Oversport dhe Tibo: Formacionet zyrtare të sfidës Partizani-Kastrioti

Do të startojë në orën 16:00 takimi Partizani-Kastrioti për “Abissnet Superiore” që do të transmetohet live në Oversport dhe Tibo.

Trajnerët Colella dhe Çela kanë publikuar formacionet zyrtare që do të zbresin sot në fushën e lojës.

Formacionet zyrtare:

Partizani (4-3-3): Rexhepi; Atanaskoski, Preka, Sota, Hadroj; Rrapaj, Matondo, Murataj; Cara, Mba, Selmani. Trajner: G. Colella

Kastrioti 4-3-3: Sali; Kodra, Stojanovic, Selmani, Zogaj; Onanuga, Karakaçi, Hasani; Mihana, Reginaldo, Greca. Trajner:  E. Çela