Live në Oversport dhe Tibo: Formacionet zyrtare të sfidës Teuta-Erzeni

Do të startojë në orën 16:00 derbi Teuta-Erzeni, që do të vendosë emrin e skuadrës së fundit që kualifikohet në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë.

Përballja e parë mes dy skuadrave përfundoi në barazim 1-1, prandaj duhet të luhet edhe akti i dytë i derbit, që të mësohet emri i ekipit që do të vazhdojë më tej aventurën në këtë kompeticion.

Teknikët Martini dhe Kapllani kanë publikuar listën e lojtarëve titullarë që do të zbresin në fushën e blertë të stadiumit “Niko Dovana”. Kujtojmë që kjo sfidë do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.

Formacionet zyrtare:

Teuta: Qirko, Marku, Jazxhi, Goxha, Kotobelli, Beqja, Karabeci, Çyrbja, Kallaku, L.Vila, Daci. Trajner: Edi Martini

Erzeni: Hasanbelli, Iljazi, Enk, Leao, Osmanllari, Kahrimanovic, Mehmeti, Kovaçi, Troplini, Kapllani, Nonato. Trajner: Xhevahir Kapllani