Live në Oversport dhe Tibo, formacionet zyrtare të sfidës Tomori-Korabi

Do të startojë në orën 16:00 në Berat sfida gjysmëfinale e Play Off-it, mes Tomorit dhe Korabit, që do të vendosë se kush nga këto dy skuadra do të vazhdojë rrugëtimin drejt elitës së futbollit shqiptar.

Vendosen fatet e një sezoni në një sfidë teke, prandaj të dyja skuadrat synojnë që të fitojnë këtë finale.

Teknikët Arbëri dhe Kumbarçe kanë publikuar emrat e lojtarëve që do të nisin takimin si titullarë.

Formacionet zyrtare:

Tomori: Boye; Hida, Shaqe, Kasmollari, Caco; Fejzaj, Deliu, Adetola Dushkaj; Ismailaj, Emini Trajner: Klodian Arbëri

Korabi: Qyrani; Selmani, Lala, Paplekaj, Tabaku, Lila, Mziu, Joti; Keko, Marku, Kasalla. Trajner: Shpend Kumbarçe