Është hedhur në Napoli shorti i grupeve të fazës finale të Kampionateve Europianë të Volejbollit 2023 për meshkuj dhe femra, event që do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.
Të dy këto turne do të zhvillohen në Itali. Kampionati Europian për femra do të zhvillohet nga 15 gushti deri në 3 shtator, ndërsa ai i meshkujve nga 28 gushti deri në 16 shtator.
Italia e femrave, që synon të mbrojë titullin, do të luajë kundër Rumanisë, Bullgarisë, Kroacisë, Bosnjës dhe Zvicrës në grupin B dhe më pas skuadrat e kualifikuara do të përballen me ekipet e kualifikuara të grupit D.
The Drawing of Lots for #EuroVolleyW is completed ✅
Which team will you support?#CEV #EuropeanVolleyball #Volleyball pic.twitter.com/NXAuDX2ijZ— European Volleyball (@CEVolleyball) November 16, 2022
Përsa i përket meshkujve, Italia bën pjesë në Grupin A bashkë me Zvicrën, Serbinë, Gjermaninë, Belgjikën dhe Estoninë. Një grup i vështirë pas përveç kampionëve në fuqi (Italisë) janë edhe dy pretendentë si Serbia dhe Gjermania. / Oversport.tv
All set for the #EuroVolleyM. The pools composition is done ✅
Which is the strongest pool?#CEV #EuropeanVolleyball #Volleyball pic.twitter.com/SvzrBxVmdq— European Volleyball (@CEVolleyball) November 16, 2022