Live në Oversport: Formacionet zyrtare të sfidës Teuta-Kukësi

Janë publikuar formacionet zyrtare të sfidës Teuta-Kukësi, që do të çelë javën e katërt të Abissnet Superiore dhe do të transmetohet live dhe ekskluzivisht në Oversport dhe Tibo.

Të dyja skuadrat kërkojnë fitoren e parë sezonale në kampionat. Shkëmbi do të debutojë në krye të Teutës në sfidën e sotme kundër Kukësit.

FORMACIONET ZYRTARE:

Teuta: Qirko, Marku, Idrizaj, Kuro, Kotobelli, E.Vila, L.Beqja, Karabeci, Boçi, Hebaj, L.Vila. Trajner. Bledi Shkëmbi

Kukësi: Tafas, Meksi, Ilieski, Ferreira, Ndreca, Sh.Taipi, Gj.Taipi, Moraesh, Haxhiu, Zivokoviç, Giasi. Trajner. Skënder Gega