Live Partizani-Egnatia/ përmbysje në frymën e fundit, Skuka i jep fitoren “Demave”

Partizani-Egnatia 2-1
Shënues: Hoti (pen) 56′, Skuka 90+7′ /Camaj 31’

90+8′ Përfundon takimi. Partizani e nis me fitore këtë edicion të “Abissnet Superiore falë golit të Xhulio Skukës në frymën e fundit. Më parë Camaj kaloi në avantazh Egnatian, përpara se Hoti të baraspeshonte gjithçka me një 11-metërsh në minutën e 56-të

90+7’ Gooool Partizani shënon në frymën e fundit. Xhulio Skuka realizon një gol mjaft të bukur nga distanca që mposht portierin Sherri

90’ Gjyqtari i katërt i takimit akordon 8 minuta shtesë

90’ Shpëton për mrekulli Partizani. Një aksion i bukur në brendësi të zonës së Partizanit vendos Fangaj përballë Rexhepit. Megjithatë, goditja e tij shkon ngjitur me shtyllën pingule

83’ Joel shfaqet rrezikshëm në limitet e zonës së Partizanit, kërkon golin, por goditja e tij është e gabuar

79’ Mihana largohet nga fusha e lojës dhe vendin e tij e merr Joel

77’ Buxhelaj harkon nga e mjata për Da Silvan por goditja e tij shkon përfundon jashtë kuadratit

72′ Mihana kërkon të surprizojë Rexhepin me një goditje nga limitet e zonës, por topi shkon lehtësisht në duart e gardianit të “Demave”

70’ Lë fushën e lojës autori i golit të barazimit për Partizanin, Ëngjëll Hoti dhe vendin e tij në fushë e merr Victor Da Silva

62’ Zëvendësim tek Egnatia. Largohet nga fusha e lojës Jackson dhe vendin e tij e merr Bledar Lila

59’ Partizani insiston të përmbysë rrezultatin. Një rrëmujë në zonë dhe topi që shkon drejt portës së Egnatias, por në fund largohet mbi vijën fatale

58’ Partizani kërkon të përfitojë nga momenti i mirë dhe rrezikon sërish, por Sherri dhe mbrojtja e Egnatias janë të vëmendshëm dhe ndalin një gol të sigurt

56’ GOOOL Partizani. Ëngjëll Hoti barazon shifrat pasi ekzekuton në mënyrë perfekte 11-metërshin. Portieri Sherri gjen krahun, por nuk ndal dot copin që shkon në cepin e rrjetës

55’ Penallti për Partizanin. Eldorjan Hamitaj konsultohet me sistemin VAR dhe pamjet tregojnë qartë një prekje të topit me dorë nga Atanda. 11-metërsh për demat. Atanda ndëshkohet me karton të verdhë

46’ Starton pjesa e dytë, Colella hedh në fushën e lojës Massanga dhe Mensah në vend të Carës dhe Romeros

45’ Vjen sinjalizimi i Hamitit. Përfundon pjesa e parë në avantazhin minimal të Egnatias që po surprizon në “Elbasan Arena”

34’ Ndëshkohet me karton të verdhë edhe Hamzat

31’ GOOOOOL Pas shumë tentativash Egnatia gjen golin e avantazhit. Një gabim i Rexhepit i jep mundësinë Camaj që të dalë me portën e boshatisur dhe çon topin në rrjetë

30’ Sërish pranë golit Egnatia. Fernando lëviz bukur dhe del i vetëm përballë Bekim Rexhepit, por goditja e tij ndalet nga shtylla

25’ Drithërima e parë në portën e Partizanit. Jackson harkon në zonë, Bitri devijon drejt portës, por ndalet nga Rexhepi. Provon sërish Camaj me kokë, por sërish Rexhepi ndal Egnatian nga goli

17’ Hadroj i vetëm përballë portierit tenton t’i kalojë topin mbi kokë, por goditja e tij shkon mbi traun e portës. Megjithatë, gjyqtari i takimit sinjalizon për pozicion jashtë loje

8’ Tjetër karton i verdhë në takim. Këtë herë është Cara ai që ndëshkohet për simulim në zonën e Erzenit

6’ Hamiti nxjerr menjëherë dy kartonë të verdhë nga xhepi. Ndëshkohen Rrapaj e Fangaj

3’ Vjen tentativa e parë e Partizanit. Hoti godet, por topi ndalet nga portieri Sherri

1’ Starton ndeshja

FORMACIONET ZYRTARE

Partizani: Rexhepi, Menich, Bitri, Hadroj, Buxhelaj, Rrapaj, Romero, Telushi, Hoti, Cara, Skuka.

Trajner: G. Colella

Egnatia: Sherri, Kacbufi, Atanda, Musta, Fangaj, Hamzat, Zejnullai, Jackson, Fernando, Mihana, Camaj.

Trajner: E. Tetova

Gjyqtar: Eldorjan Hamiti