Peshëngritje/ Italia kampione e Europës, triumfon vetëm me dy prova

Giulia Imperio shpallet kampione e Europës në dygarësh për kategorinë deri në 49 kilogramë për femra. Italianes i mjaftoi vetëm prova e parë 92 kilogramë për të parakaluar të gjitha sportistet e tjera. Ajo arriti që të fitonte duelin me Anhelina Lomachynska, e cila e mbylli me 167 kilogramë në total. Spanja mori medalje bronzi në dygarësh.

21:00- Ukraina merr medaljen e artë për shkëputje

Ka përfunduar gara për stilin e shkëputjes për kategorinë deri në 49 kilogramë për femra në Europianin e Peshëngritjes që po zhvillohet në Tiranë. Peshëngritësja nga Ukraina, Anhelina Lomachynska ka arritur të fitojë medaljen e artë duke ngritur 80 kilogramë dhe duke I bërë shumë presion italianes, Giulia Imperio. Kjo e fundit dështoi në provën e parë dhe në të tretë, po ria doli që të ngrinte 79 kilogramë në provën e dytë duke siguruar medaljen e argjendtë në këtë stil. E treta u rendit spanjollja Maria Hoze Perez me 72 kg.

20:48- Maria Jose Gimenez dështoi në provën e parë 72 kg edhe pse ia doli ta ngrinte atë lartë. Ajo shkaktoi faull dhe juria e konsideroi si provë në parregullt. Në provën e dytë sakaq, sportistja spanjolle nuk shkaktoi faull duke ngritur 72 kg. Në provën e tretë Gimenez shkaktoi sërish faull edhe pse arriti të ngrinte 75 kg.

20: 37- Nadezhda Mey Nguen gaboi në provën e parë me peshën 66 kg pasi nuk ia doli dot ta ngrinte. Ajo provoi sërish po me të njëjtën peshë, por sërish pa sukses, madje duke rrezikuar edhe gjyqtarin kryesor sepse e lëshoi shtangën jashtë pedanit. Edhe në provën e fundit, sportistja bullgare dështoi duke kompromentuar garën e saj.

20:35- Peshëngritësja irlandeze, Rebeça Copeland e mbylli garën e shkëputjes me 65 kilogramë të siguruara në provën e tretë, sepse në të parën ngriti 63 kilogramë dhe në të dytën dështoi për 65.

20:28- Mara Strzykala nga Luksemburgu ngriti në provën e parë 62 kilogramë, ndërsa në të dytën dështoi që të ngrinte 64. Kështu që u detyrua të provonte edhe në të tretën me të njëjtën peshë, por nuk ia doli.

20:24- Concordia Butnari prezantohet në provën e parë me peshën 58 kilogramë dhe e kryen me sukses atë. Në tentativën e dytë e çon peshën 61 kilogramë peshëngritësja moldave dhe e kalon atë. Tentoi që të shkonte në 63 kilogramë, por nu kia doli.

20:14- Tihana Majer nga Kroacia është ajo që u ngjit e para në pedanë në stilin e shkëputjes me peshën 53 kilogramë dhe kreu provë të saktë duke shtuar besimin dhe dëshirën për të shkuar në 57 kilogramë në tentativën e dytë të cilën e kaloi me sukses. Në të tretën siguroi 61 kg.

20:00- Starton tani gara për kategorinë deri në 49 kilogramë për femra. Kjo është ajo që përmbyll ditën e parë të Europianit të Peshëngritjes, i cili zhvillohet në Tiranë. Prezantohen peshëngritëset.

 

Saziye Erdogan nuk kishte rivale duke dominuar nga fillimi deri në fund garën për Femra në peshën 45 kilogramë. Ajo ishte një nga favoritet dhe nuk zhgënjeu duke fituar medaljen e arë si në stilin e shkëputjes ashtu edhe në atë të shtytjes, po ashtu edhe në dygarësh. Në stilin e shkëputjes arriti që ta mbyllte me 73 kilogramë, ndërsa në atë të shtytjes me 90 dhe në total arriti 163 kilogramë.

Në vendin e dytë për stilin e shkëputjes u rendit Teodora Hincu me 68 kilogramë dhe në vendin e tretë serbja Zagorac.

Në stilin e shtytjes ishte sërish Erdogan që triumfoi me 90 kilogramë, ndërsa në vendin e dytë u rendit bashkëkombësja e saj Cansu Bektas me 85 kg dhe Radmila Zagorac me 84 kilogramë.

Në dygarësh, Erdogan mori medalje ari me 163 kg, medalje argjendi Cansu Bektas dhe e treta sërish Zagorac.

18:28- Ishte radha për Cansu Bektas, e cila ngriti provën e parë 83 kilogramë me sukses, por në të dytën dështoi për të ngritur 85 kilogramë. U tregua e saktë në provën e tretë duke siguruar 153 kilogramë medaljen e argjendtë në dygarësh.

18:17- Teodora Hincu nuk ia doli dot në provën e saj të parë me 80 kg, por provoi në të dytën me 81 kilogramë dhe ia doli që ta kalonte me sukses. Në provën e tretë e mbylli me 83 kilogramë dhe në total me 151 në dygarësh.

Bashkëkombësja e saj nga Moldavia, Ekaterina Grabucea u tregua e saktë në dy provat e saj me 80 dhe 82 kg, por dështoi në provën e tretë dhe e mbylli me 145.

Sportistja serbe, Radmila Zagorac dështoi në provën e parë për të ngritur 80 kg, por ia doli në provën e dytë duke ngritur madje edhe dy kilogramë më shumë. Në provën e tretë, Zagorac ngriti 84 kg duke e mbyllur edhe dygarëshin me 152 kg në total.

18:10- Sonja Koponen nga Finlanda arriti që të kalojë me sukses provën e parë në stilin e shtytjes teksa ka ngritur 73 kilogramë. Në tentativën e dytë i rriti pritshmëritë duke shkuar në 76 kilogramë, por pavarësisht se e ngriti, juria akordoi faull duke bërë që të provonte në provën e tretë me 77 kilogramë.

18:03-Nejla Kalaca dështon në provën e parë me 51 kg, ndërsa në të dytën sportistja boshnjake arriti të ngrinte shtangën, por juria anuloi gjithçka për një faull të shkaktuar. Asnjë faull në provën e tretë me sportisten 15-vjeçare që ia doli të ngrinte 51 kg. Në dygarësh sportistja boshnjake arriti 95 kg.

17:55- Starton gara e stilit të shtytjes.

17:40- Saziye Erdogan starton me 71 kilogramë dhe siguron menjëherë medaljen e artë për stilin e shkëputjes duke bërë provën e parë të saktë. Në të dytën arriti që të ngrinte 73 kilogramë. Pesha 75 kg në tentativën e tretë u konsiderua e parregullt.

17:30- Peshëngritësja turke Cansu Bektas dështoi në provën e saj të parë 65 kilogramë, por bën mjaft mirë në të dytën dhe në të tretën e mbyll me 68 kilogramë.

17:25- Sonja Koponen nga Finlanda në tentativën e saj ka gabuar 2 prova duke u ndalur në peshën maksimale 61 kilogramë. Më parë Ekaterina Grabucea mbylli dy provat të suksesshme me 60 dhe 63 kg.

17:12- Nejla Kalaca është ajo që starton e para dhe ngre peshën 40 kg duke bërë një provë të saktë në stilin e shkëputjes. Edhe në tentativën e dytë ishte e saktë me 42 kilogramë. E mbyll me sukses me peshën 44 kilogramë në provën e tretë. Bëhet fjalë për peshëngritësen më të re, vetëm 15 vjeç.

17:05- Shumë delegacione janë prezente në parkun Olimpik. Bie në sy prezenca e delegacionit të Turqisë që ka dy peshëngritëse pretendente për të marrë medalje ari si Saziye Erdogan dhe Cansu Bektas.

 

17:00- Starton Europiani. Prezantohen peshëngritëset që do të garojnë për peshën 45 kg. Më vonë u prezantuan gjyqtarët që do gjykojnë këtë Europian.

16:30 PËRSHËËËËËNDETJEEEEEEE

Jemi Live nga Parku Olimpik, në palestrën Feti Borova. Starton pas pak kampionati Europian i Peshëngritjes, që keni mundësi ta ndiqni në mënyrë ekskluzive në OVERSPORT dhe TIBO. Ky është Europiani i 100-të në histori dhe po organizohet në Tiranë. Sot do të zhvillohen 2 garat femra në peshat 45 kg dhe 49 kg.