Manchester City dhe Liverpool nuk kanë gabuar në EFL Cup, teksa janë kualifikuar në fazën e 1/8-ve të këtij kompeticioni. Të njëjtën gjë ka bërë edhe Southampton, që pas barazimit 2-2 me Sheffield United u desh t’i drejtohej penalltive.
Armando Broja, i aktivizuar në 90 minuta, gjuajti një prej penalltive dhe nuk e shënoi, por fatmirësisht shokët e skuadrës nuk gabuan dhe Southampton u kualifikua. Për t’u kthyer te kampionët e City, ata mposhtën Wycombe me rezultatin 6-1.
Guardiola nuk kishte kursyer vetëm lojtarët e sulmit, të cilët shënuan. De Bruyne, Mahrez dy herë, Foden, Torres dhe Palmer i shënuan golat e qytetarëve. Për Liverpool shorti kishte qenë më i vështirë.
Gjithsesi “The Reds” triumfuan 3-0 ndaj Norëich. Minamino realizoi dygolësh, ndërkohë që rrugën e rrjetës e gjeti edhe Origi. Në turin tjetër kaloi edhe Leeds United, që me penallti eliminoi skuadrën e Fulham. Më poshtë ju sjellim rezultatet e dueleve të luajtura mbrëmjen e sotme:
And that's that!#EFL | #CarabaoCup pic.twitter.com/a8qZ09xtOL
— Carabao Cup (@Carabao_Cup) September 21, 2021
/ oversport.tv