Liverpool ka marrë për momentin kryesimin në Premier League, pasi ka mposhtur skuadrën e Crystal Palace me rezultatin 3-0. The Reds ishin të motivuar pas triumfit në Champions League kundër Milanit dhe sot bënë sërish detyrat e shtëpisë.
Mane ishte ai që zhbllokoi ndeshjen dhe për të nëntën herë radhazi ndëshkoi skuadrën e Crystal Palace. Salah në pjesën e dytë shënoi golin e qetësisë, kurse “kapakun” ia vuri Keita një minutë para fundit të kohës së rregullt.
Skuadra e Klopp kryeson me 13 pikë, tre më shumë se Manchester City që u ndal sot në shtëpi nga Southampton. Një ndeshje që u mbyll në barazim 0-0, ndërkohë që prej minutës së 69-të ishte në fushë edhe Armando Broja.
Sot ka festuar edhe Arsenali, që mori fitoren e dytë radhazi në kampionat. Vendimtar Odegaard, i cili shënoi golin me vlerën e tre pikëve. Fitore sot morën edhe Brentford dhe Watford, me këta të fundit që mposhtën Norwich të Milot Rashicës.
PREMIER LEAGUE – JAVA 5
Wolves-Brentford 0-2
Shënues: Toney (pen.) 28’, Mbeumo 34’
Burnley-Arsenal 0-1
Shënues: Odegaard 30’
Liverpool-Crystal Palace 3-0
Shënues: Mane 43’, Salah 78’, Keita 89’
Manchester City-Southampton 0-0
Norwich-Watford 1-3
Shënues: Pukki 35’ / Dennis 17’, Sarr 63’, 82’
/oversport.tv