Liverpool i pamëshirshëm, Milani ëndërron me Messias! Kualifikohet Sporting

Liverpool nuk pyet për asnjë ekip në Champions League, ndërkohë që edhe Milani ëndërron ende kualifikimin pas fitores së parë që e mori sonte në transfertë kundër Atletico Madrid.

Messias shënoi një gol të rëndë në minutat e fundit dhe Milani u mundua shumë që të realizonte edhe golin e dytë, por pa sukses. Kuqezinjtë do kërkojnë mrekullinë ndaj Liverpool në ndeshjen e fundit, me shpresën që Atletico-Porto të mbyllet në barazim.

The Reds sot nuk falen ndaj Porto, duke fituar 2-0 me gola të Alcantara dhe Salah. Në Portugali festoi Sporting, që mposhti 3-1 Borussia Dortmund dhe siguroi kalimin në fazën tjetër të Champions League.

CHAMPIONS LEAGUE – ROUND 5

Atletico Madrid-Milan 0-1
Shënues:
Messias 87′
Liverpool-Porto 2-0
Shënues:
Alcantara 52′, Salah 70′

Sporting-Dortmund 3-1
Shënues:
Pedro Goncalves 30′, 39′, Porro 81′ / Malen 93′

/ oversport.tv