Liverpool i pandalshëm, i jep shpresë edhe Milanit që u mposht nga Porto

Liverpool nuk ndalet në Champions League, ndërkohë që mban në lojë Milanin që këtë herë është mposhtur nga Porto me rezultatin 0-1 falë një goli të Luis Diaz.

Sa i takon Liverpool, skuadra e Jurgen Klopp triumfoi në Spanjë kundër Atletico Madrid me rezultatin 3-2. “The Reds” kanë shkuar në kuotën e 9 pikëve, kurse dy skuadrat iberike kanë nga 4 pikë.

Mohamed Salah ishte protagonist me dy gola të shënuar në portën e madrilenëve, ndërsa tjetrin gol e shënoi Keita. Atletico u kundërpërgjigj me Griezmann.

Sulmuesi francez realizoi dy gola në pjesën e parë dhe e çoi rezultatin në 2-2, para se të dilte me karton të dhe Salah me penallti të realizonte golin e fitores për Liverpool.

CHAMPIONS LEAGUE – GRUPI B

ATLETICO MADRID 2-3 LIVERPOOL
Shënues: Griezmann 20′, 34′ / Salah 8′, (pen.) 76′, Keita 13′

PORTO 1-0 MILAN
Shënues: Diaz 65′

/ oversport.tv