Ish-sulmuesi i Interit, Jurgen Klinsmann ka komentuar për “La Gazzetta dello Sport” ndeshjen e sotme të 1/8-ve të finales së Champions, që zikaltërit do të luajnë kundër Liverpool.
“Ka gjithmonë shanse, në 90 minuta ndodhin gjëra të paimagjinueshme. Interi nuk ka çfarë të humbasë dhe është në gjendjen më të mirë për të provuar përmbysjen. Në ndeshjen e vajtje i mungoi vetëm goli.
Interi nuk duhet të ketë frikë, edhe Liverpool skuadër si gjithë të tjerat është. Kujtoj që në vitet 90 ne bëmë një përmbysje në Angli dhe sot skuadra e Inzaghit mund të provojë të bëjë të njëjtën gjë. Më pëlqen shumë trajneri. Nëse bën një ndeshje të madhe në “Anfield”, Interi mund të bëjë shumë mirë edhe në Serie A.
Barella? Është shumë i rëndësishëm, më kujton Matthaeus. Gosens është një blerje e goditur, por mos e krahasoni me Brehme”, ka thënë mes të tjerash ish-sulmuesi gjerman i zikaltërve. / Oversport.tv
Foto: Inter Facebook