Liverpool ka gati një dhuratë për Klopp, 72 milion euro për talentin e Portos

Drejtuesit e klubit të Liverpoolit po i përgatisin një dhuratë të rëndësishme teknikut Jurgen Klopp në sesionin e merkatos së janarit.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja britanike “The Sun”, klubi anglez ka bërë gati një ofertë prej 72 milion eurosh në drejtim të Portos, për ti rrëmbyer sulmuesin anësor Luis Diaz.

Kolumbiani 24-vjeçar shihet nga drejtuesit e “të kuqve” si zëvendësuesi ideal i Mohamed Salah dhe Sadio Mané, që do të jenë të impenjuar me kombëtaret respektive në Kupën e Afrikës. / Oversport.tv