Festojnë Liverpool dhe PSG, sikurse bëri edh eAtletico Madrid që mundi Milanin në “San Siro”. Skuadra e Jurgen Klopp nuk u kursye kundër Porto, duke shënuar pesë gola dhe me rezultatin 5-1 kryeson grupin B me 6 pikë.
Salah shënoi dy prej golave, sikurse bëri edhe Firmino që “vulosi” shuplakën ndaj portugezëve, pasi kishte shënuar edhe Mane më parë. Dramatike ishte ndeshja në Milano, ku Leao shënoi i pari dhe më pas Kessia doli me të kuq në minutën e 30-të.
Portugezi goditi edhe traversën me roveshatë, kurse në minutat e fundit Atletico Madrid përmbysi gjithçka. Griezmann barazoi shifrat dhe më pas Suarez me penallti i dha fitoren skuadrës së Diego Simeone.
PSG ndërkohë ka likuiduar me rezultatin 2-0 skuadrën e Manchester City. Gueye u dha “Qytetarëve” avantazhin, ndërsa Messi në pjesën e dytë realizoi një kryevepër pas një pasimi të bukur të Mbappe. Pikiatë shkon RB Leipzig, që u mposht në shtëpi nga belgët e Club Brugge.
CHAMPIONS LEAGUE – FAZA E GRUPEVE
Grupi B
Milan-Atletico Madrid 1-2
Shënues: Leao 20’ / Grizman 84’, Suarez (pen.) 97’
Porto-Liverpool 1-5
Shënues: Taremi 75’ / Salah 18’, 60’, Mane 45’, Firmino 78’, 83’Grupi A
PSG-Manchester City 2-0
Shënues: Gueye 8’, Messi 74’
RB Leipzig-Club Burgge 1-2
Shënues: Nkunku 5’ / Vanaken 22’, Rits 41’
/ oversport.tv