Rezultatet jo të mira në Premier League këtë sezon, e kanë bërë Liverpoolin të mendojnë për përforcime në ekip. “The reds”, kanë hedhur sytë së fundmi te talenti i Athletic Bilbao.
Sipas “The Sun”, Liverpool ka shënjestruar 20-vjeçarin Nico Williams, i cili ka një kontratë me baskët që e mban të lidhur deri në vitin 2026. Klauzola e lirimit për sulmuesin spanjoll e vendosur nga Athletic Bilbao, është një shumë prej 45 milionë paund.
Liverpool nuk është i vetmi klub i Premier League që interesohet për sulmuesin spanjoll. Për Williams ka pasur interes edhe Aston Villa. Tashmë mbetet për t’u parë se çfarë ka rezervuar fati për karrierën e sulmuesit anësor. /oversport.tv
Foto: Athletic Club, Facebook